Han flet për raportet Kosovë – Serbi, tregon se presidenti Thaçi e Vuçiq flasin shpesh në telefon

Aktuale

Han flet për raportet Kosovë – Serbi, tregon se presidenti Thaçi e Vuçiq flasin shpesh në telefon

Nga: F. B. Më: 24 janar 2019 Në ora: 17:02
Johanes Han

Komisioneri i BE-së, Johanes Han ka thënë se "raportet mes Serbisë dhe Kosovës kanë përparuar", shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”, duke shtuar se në javët e fundit kishte moment kur ngjarje të ngjashme në të kaluarën janë përdor armët.

“Sot presidentët e këtyre dy shteteve kapin telefonat dhe thërrasin njëri-tjetrin”, thotë Han duke vlerësuar këtë si hap pozitiv në periudhën e gjatë kohore.

"Natyrisht në ndërkohë edhe nga njëra edhe pala tjetër ka pasur hapa prapa, por kjo nuk duhet të na humb shpresat. Vendosja e taksave nga ana e Kosovës është një hap i tillë prapa dhe tash duhet të gjendet zgjidhja”, shprehet Han duke vlerësuar se me forca të përbashkëta janë bërë hapa të rëndësishëm në Ballkan.

Ai me këtë rast ka përmendur marrëveshjen për emrin e Maqedonisë dhe hapat e suksesshëm të Shqipërisë.

Në pyetje çka mundet BE të ju ofroj shteteve që duanë të bëhen anëtare, Han theksoi se fqinjësia është motiv kryesor i BE-së.

“Kjo vlen edhe për shtetet kandidate të Ballkanit, ose ne nga BE do eksportojmë stabilitet ose importojmë jo stabilitet në BE. Të gjithë e kanë të qartë se paqja e qëndrueshme, zhvillimi ekonomik, zhvillimi shoqëror, pajtimi nuk mund të arrihen nëse secila nga këto vende nuk ka perspektivë evropiane. Nga kjo përfitojnë edhe vendet anëtare edhe qytetarët edhe qytetarët e BE-së."

Han shprehet se dyert e BE-së janë të hapura dhe secili shtet e ka çelësin dhe mund ta hap.

"Disa vende janë më të përgatitura disa janë më dobët, ne si Komision në shkurtin e kaluar kemi publikuar strategjinë për Ballkan dhe ku është përcaktuar se secili shtet mund të bëhet pjesë nëse zgjedh çështjet bilateral dhe konfliktet me fqinjët".

Han nuk ka përmendur ndonjë shtet që është më afër hyrjes.

"Dikush mund thotë Mali i Zi dhe Serbia sepse kanë hapur kapituj dhe me to po bisedohet, por kjo nuk do të thotë se ato të parat hyjnë”, thotë ai.

Ndërsa duke përfunduar se secili nga këto vende duhet të bëjë hapa pozitiv në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, zhvillimin e ndërmarrësisë etj, gjë që kërkojnë mund edhe angazhim porosit Han.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat