Ish-agjenti i SHIK-ut pyet Thaçin dhe Grabovcin: Pas ekzekutimit të Ramçës, Allaqit e Ukës, ku i latë kufomat?

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut pyet Thaçin dhe Grabovcin: Pas ekzekutimit të Ramçës, Allaqit e Ukës, ku i latë kufomat?

Nga: N.Sh Më: 24 janar 2019 Në ora: 18:00
Adem Grabovci dhe Hashim Thaçi

Ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari, e pyet publikisht presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Adem Grabovcin për vrasjen e Sadri Ramçës, Bahajdin Allaqit dhe Ali Ukës.

Miftari i pyet se ku i keni lanë këto kufoma të cilat, sipas Miftarit, i kanë vrarë vet ata.

“Pra, pasi ju e murrët në banesën tuaj me 240.000 marka, natën me 17. 10. 1998, atëherë ku mbeti kufoma e të ndjerit apo ndoshta, presidenti Hashim Thaçi është duke e ruajtur kufomën e tij dhe ta shpallni njëjtë, hero siç e zhdukët (vratë) atdhetarin Bahajdin Allaqin”, shkruan Miftari, transmeton gazeta “Bota sot”.

Miftari thotë se, këta u vranë në banesën e tyre në Shqipëri, të cilën e kishin përdorur si vend të ekzekutimeve.

Ja postimi i plotë:

Për presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe sekserin e tij, Adem Grabovcin

Kam një pyetje për juve, pra po ju pyes hapur se, ku e keni lanë kufomën e atdhetarit Sadri Ramçës?

Ramça ishte ish-epror ushtarak dhe poashtu bashkëpunëtor i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi.

Pra, pasi ju e murrët në banesën tuaj me 240.000 marka, natën me 17. 10. 1998, atëherë ku mbeti kufoma e të ndjerit apo ndoshta, presidenti Hashim Thaçi është duke e ruajtur kufomën e tij dhe ta shpallni njëjtë, hero siç e zhdukët (vratë) atdhetarin Bahajdin Allaqin.

Kufomat nuk ju falin, as nuk ju amnistojnë o “president”.

Gjithashtu, as varri i zëdhënësit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, poashtu i vrarë në banesën tuaj, Ali Ukaj, nuk ju fal, e nuk do të ju fal as varri i panjohur i atdhetarit Sadri Ramqa, i vrarë poashtu në banesën tuaj nga ju dhe nga bosi Adem Grabovci, të cilën e kishit përdorur jo si banesë por si një vend i ekzekutimeve dhe plaçkitjeve të atdhetarëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat