Shaqir Palushi: Pas taksës, kemi pasë 30 % rritje të konsumit

Aktuale

Shaqir Palushi: Pas taksës, kemi pasë 30 % rritje të konsumit

Më: 24 janar 2019 Në ora: 19:07
Shaqir Palushi

Prodhuesi vendor, Shaqir Palushi nga kompania Frutex, ka thënë se taksa 100 % e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës ka pasë efekte shumë pozitive.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ka qenë vendim i guximshëm, ndoshta më i rëndësishmi pas shpalljes së Pavarësisë, në raport me Serbinë”.

“Taksa ka pasë impakt pozitiv tek kompania jonë dhe kompanitë tjera prodhuese. Me shumë vonesë, pas shumë viteve është krijuar një frymë më pozitive e institucioneve dhe konsumatorëve për rëndësinë e konsumit të prodhimeve të prodhuara në Kosovë”.

“Është rritur konsumi i produkteve vendore, ndonëse kompania jonë nuk ka pasë konkurrencë të drejtpërdrejtë nga Serbia”.

“Në muajin dhjetor kemi pasë 30 % rritje të konsumit, besoj për shkak të frymës pozitive të krijuar tek konusmatorët. Impakti ka qenë pozitiv”.

Palushi në Info Magazine ka treguar po ashtu edhe se ka sjellë kjo taksë vështirësi në furnizimin me lëndë të parë.

“E kemi importuar lëndën e parë nga Serbia para vendosjes së kësaj mase sepse disa nga kompanitë ndërkombëtare prej nga furnizohemi me lëndë të parë janë të vendosura në Serbi mirëpo kemi bërë zgjedhje alternative”.

“Ndoshta ka qenë mirëkuptim nga furnitori që e ka mbuluar koston e transportit kurse për disa artikuj ka pasë ngritje rreth 10 % por kjo nuk ka ndikuar në koston e produktit”.

“Nuk ka qenë e lehtë por për fat të mirë kemi pasë rezerva. Kemi pasë hapësirë kohore që ta plotësojmë prandaj nuk kemi pasë pengesë për furnizim me lëndë të parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat