Mushkolaj: Ka dyshime se prapa grevës së arsimtarëve qëndrojnë Thaçi dhe PDK

Aktuale

Mushkolaj: Ka dyshime se prapa grevës së arsimtarëve qëndrojnë Thaçi dhe PDK

Më: 24 janar 2019 Në ora: 23:34
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se sindikatat në Kosovë janë të politizuara, por edhe arsimi është i politizuar.

Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se sot, të punësohesh në arsim duhet të jesh militant i subjektit politik që është në pushtet në komunën e caktuar.

Analisti ka thënë se ka mendime në opinionin publik madje ka deklarime edhe nga zyrtarë të AAK-së se grevat po organizohen nga Thaçi dhe PDK, si shenjë presioni ndaj kryeministrit Haradinaj.

“Zhvillimet rreth taksës, e kanë politizuar edhe më shumë çështjen e grevave. Njerëzit mendojnë se thjeshtë PDK-ja dhe presidenti Thaçi po interferojnë në grevat e arsimtarëve në mënyrë që të hiqet taksa për shkak se është në funksion të vazhdimit të dialogut, që presidenti Thaçi e mbështetë”.

Mushkolaj ka thënë se Haradinaj me ngritjen e pagës së tij, nuk ka të drejt morale të kërkojë nga sindikatat që të mos kërkojnë ngritje të pagave.

Sipas analistit ka edhe dyshime nga vetë partneri i PDK-së në koalicion, se PDK ka gisht në këto greva.

“Këto dyshime (për interferim të PDK-së në greva) po vijnë edhe nga partia e z.Haradinaj. Ka edhe deklarata nga AAK se ekzistojnë mundësia që ky organizim po bëhet për të detyruar Haradinajn të tërhiqet nga taksa”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat