Tahiri thotë se Rama po bën lojë djallëzore me Cakajn për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Tahiri thotë se Rama po bën lojë djallëzore me Cakajn për ndarjen e Kosovës

Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:26
Edita Tahiri

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar ndryshimet në diplomacinë shqiptare. Ajo ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve është e gabuar dhe Edi Rama nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave djallëzore

“Kandidimi i këtij personi nga z. Rama ishte djallëzor. Nuk është problemi të individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ideja e ndryshimit të kufijve është rrezikshme për gjithë shqiptarët”,- tha Tahiri për ABC News.

Ajo shtoi se “Edi Rama duhet të shprehtë qartë kundër ndryshimit të kufijve. Nuk janë shqiptarët ata që duhet të japin toka për të krijuar Serbinë e Madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat