Haxhiu: Sërish pa fije turpi po i mashtrojnë qytetarët për viza

Aktuale

Haxhiu: Sërish pa fije turpi po i mashtrojnë qytetarët për viza

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:27
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga VV-ja, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratave të  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj se vizat do të liberalizohen në qershor.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “zyrtarët e lartë shtetëror, sërish pa fije turpi, kanë filluar me mashtrime e me afate për liberalizimin e vizave”.

Postimi i plotë:

Zyrtarët e lartë shtetëror, sërish pa fije turpi, kanë filluar me mashtrime e me afate për liberalizimin e vizave. Tani po thonë që liberalizimi bëhet në qershor të këtij viti.

Thaçi, Haradinaj, Hoxha, Veseli, Tahiri dhe të tjerë, kanë mashtruar për vite radhazi qytetarët andaj këta në vend se të jepnin dorëheqje për mashtrim, kanë filluar të premtojnë sërish.

Qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirshëm dhe ata nuk mund të mbesin peng i këtyre njerëzve. Liberalizimi nuk vjen me këtë Qeveri që e ka shkatërruar vendin dhe e ka falur territorin.

Vetëm me largimin e tyre nga pushteti, i kthehet zhvillimi dhe përparimi vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat