“Thaçi tentoi të afrohej me Putinin duke copëtuar territorin e Kosovës”

Aktuale

“Thaçi tentoi të afrohej me Putinin duke copëtuar territorin e Kosovës”

Nga: N.Sh Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:54
Hashim Thaçi dhe Putini

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se, presidenti Hashim Thaçi ka tentuar të i afrohej Putinit duke e copëtuar Kosovën.

E kjo sipas tij, është në favor të Serbisë dhe Putinit.

Ndërsa shton se, sot Putini është në përplasje me SHBA-në për shkak të situatës së tensionuar në Venezuelë.

Ja postimi i plotë:

Thaçi tentoi të afrohej me Putinin duke copëtuar territorin e Kosovës në favor të Serbisë dhe interesave të Putinit. Sot Putini është në përplasje me ShBA-në për shkak të situatës tejet të tensionuar në Venezuelë. Ku mbeti plani i Thaçit tash për t'u afruar me Putinin përmes Vuçiqit? Kështu ndodh kur hedh baste me interesa jetike kombëtare: një herë e vë shtetin tënd në rrezik, pastaj del si shkaravinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat