“A keni fytyrë” – pyetja që Haradinaj ua kishte bërë Limajt dhe Veselit para një jave

Aktuale

“A keni fytyrë” – pyetja që Haradinaj ua kishte bërë Limajt dhe Veselit para një jave

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:35
Limaj, Haradinaj dhe Veseli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zbuluar pyetjen që një javë më parë ua kishte bërë partnerëve të tij të koalicionit Fatmir Limajt dhe Kadri Veselit.

Sipas tij fytyra e Qeverisë por edhe e gjithë Kosovës ka ndryshuar me ardhjen e Haradinajt në krye të qeverisjes së vendit.

“Para një jave u takova me partneret e mi të koalicionit, Kadri Veselin, Fatmir Limajn dhe të tjerët dhe i pyetja a jeni të pafytyrë?. Kadri a ke fytyrë si të sheh të popullit edhe Fatmir kur dalsh në rrugë qysh të sheh populli. Pra qeverisja në Kosovë edhe pse ka qenë e sfiduar jo vetëm se e ka forcua fytyrën teme, por edhe fryrën e Qeverisë por edhe të Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai më tej ka thënë se Kosova ka ndryshuar. Sipas kryeministrit nga një Kosovë që pranonte gjithçka është kthyer në Kosovë që duhet t’i dëgjohet qëndrimi.

“Nga një Kosovë e dorëzuar që prite kush të ia bë një qare dhe çka të i vije në tavolinë u kthye në punë që i kryen punët e veta. Me këta po dua me thanë ka fytyrë edhe opozita ka fytyrë secili prej nesh se atë ditë kur e kemi votuar ushtrinë imagjinoni se çfarë ka ndodhur atë ditë. Ju siguroj se më këtë qeverisje jemi disa hapa përpara armiqve të Kosovës dhe jo si në të kaluarën, tash ka ndryshua”, ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat