Thaçi në Davos flet për livadhet e Gretës, “harron” livadhet (shqiptarët) e Preshevës?!

Aktuale

Thaçi në Davos flet për livadhet e Gretës, “harron” livadhet (shqiptarët) e Preshevës?!

Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:37
Davos

Në Davos më shumë u pa flamuri i Kosovës se presidenti i saj?! Hashim Thaçi, a ishte në Forumin Ekonomik Botëror?

Vuçiq në Davos foli për serbët e Kosovës, por Thaçi si zakonisht asnjë fjalë për shqiptarët e Serbisë?!. Thaçi në Davos flet për livadhet e Gretës, por harron livadhet (shqiptarët) e Preshevës?!

“Thaçi panelist në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës” ishte ky titulli pompoz i portaleve, medieve të njohura pro apo të sponsorizuara nga Thaçi që raportuan 24 orë para nisjes së presidentit për në Zvicër.

Në Davos asnjë gazetar shqiptar nuk ishte parë, jo pse Thaçi nuk deshi t’i merrte me vete, por aty morën pjesë mediet me serioze dhe prestigjioze botërore. Ndryshe, agjencia e lajmeve “Presheva Jone” drejtpërdrejt nga Davosi ka njoftuar se Forumi Ekonomi botëror për katër dite rresht (22-25 janar) u mbajt pa tre personalitet kryesore të superfuqive botërore (Trump, Mey dhe Macron).

Zyrtaret e WEF demantojnë mediet: Thaçi në Davos nuk ishte penalist, nuk foli para publikut, thjeshtë mbajti tubime private.

Zyrtaret e WEF në Davos duke demantuar disa media, kanë deklaruar agjencisë se lajmeve “Presheva Jone” në Davos se “presidenti Hashim Thaci nuk ishte penalist në Forumin Ekonomik Botëror në Davos siç kishin raportuar portalet në Prishtinë, thjeshtë ai në forum mbante tubime private. Prandaj edhe askund nuk është pare nëpër foto as aty zyrtare të ËEF as në ato vendore.

Kjo u dëshmua sepse sa herë shkruhej në mediet për Thaçin në Davos në Prishtinë publikoheshin foto të kaluara apo foto tjera vetëm sa për të ilustruar raportimet e tyre nga “vendi i ngjarjes” për 2.100 km larg?! Madje as fotoja me Hanh nuk ishte aktuale. Normalisht Thaçi si zakonisht merr me vete një turisht gazetar nga RTK apo të Klan Kosovës, në të cilat ka jaranë por kësaj radhe nuk u panë, sikur ne Dubai (13 gazetar) të cilët asnjeri nuk munden të hynë në sallën ku mbahej Asambleja e Përgjithshme e Interpol-it?!

Image

Portalet pro Thaçit apo të sponsorizuara nga gënjyen po ashtu se Thaçi shkon në Davos bashkë me presidentin amerikan Tump (për t’ia ngritur “imazhin”) që në fakt as Trump, as Macron e as May nuk ishte fare në Davos. Madje Trump mospjesëmarrjen e kishte paralajmëruar para 2-3 jave.

Vuçiq në Davos foli për serbët e Kosovës, por Thaçi si zakonisht asnjë fjale për shqiptarët e Serbisë?!. Thaçi në Davos flet për livadhet e Gretës, por harron livadhet (shqiptarët) e Preshevës?!

Image

Thaçi në një postim në FB e tij ka përmendur disa emra te personaliteteve të larta të NATO-s dhe OKB-së ku ka thëne se “po marrin pjesë” por në fakt ai nuk ka takuar asnjërin nga ta përveç me Han. Veç kësaj ishte paralajmëruar një takim me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq që duket se është takuar fshehtazi, larg medieve, takim ky sekret qe nuk është i pari.

Vuçiq në Davos foli për serbet e Kosovës, por Thaçi si zakonisht asnjë fjalë për shqiptaret e ne Serbi (Luginës së Preshevës ?!. Merre me mend Hashim Thaçi në Davos flet për livadhin e Gretës, por harron livadhet e Preshevës?! Ai ka folur në një takim privat me temën e ambientit dhe gjelbërimit si dhe praninë e yllit 16 vjeçare, aktivistes së ambientit Greta Thunberg në Davos. “Greta është pjesë e Davos-it. Të angazhohesh për gjelbërimin dhe ambientin, për mua, sot, është patriotizmi më i madh që mund ta tregojë njeriu…” ka thënë Thaçi.

Zyrtaret e samitit për Forumit të Davosit i kanë thënë agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” se Hashim Thaçi është akredituar, por nuk thonë asgjë për fjalimin dhe takimet e tija. Sipas znj. Da Dia zëdhënëses e WEF “Thaçi është në listën e pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik. Ai ka ka marrë pjesë në disa tubime private. Ai nuk ishte penalist para publikut siç ishin personalitet botërore Bler, Al Gor, Vuçiq etj..Prandaj edhe nuk është parë askund në fotografi...”.

Image

Veç asaj Thaçi si zakonisht në Zvicër ka dhenë intervista të shumta jo vetëm për portalet shqiptare, por edhe media zvicerane, por kësaj radhe nuk u ndi i gjallë. Dhe vizita misterioze e Thaçit në Davos të shtynë ta shtrosh pyetjen se Thaçi a ishte në Davos apo jo? Sikur t’mos ishte një bisedë e tij “folklorike” në gazetën 20 minutës, vështirë se do të ishte t’i besohej se Thaçi ishte në Davos të Zvicrës. Sidoqoftë në Forumin në Davos më shume foli dhe u pa flamuri i Kosovës se presidenti i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat