Haradinaj mirëpritur nismën për themelimin e Odës së Psikologëve

Aktuale

Haradinaj mirëpritur nismën për themelimin e Odës së Psikologëve

Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:57
Haradinaj mirëpritur nismën për themelimin e Odës së Psikologëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës me të cilët kanë biseduar për hapat e nevojshëm në vënien e një rregullative në këtë sektor.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se me qëllim të avansimit të rolit të psikologut në shoqërinë tonë, sidomos në arsim dhe shëndetësi, dhe gjithpërfshirjës së tyre në jetën institucionale, ka mirëpritur nismën e kësaj shoqate për themelimin e Odës së Psikologëve të Kosovës.

“Duke qenë se Shoqata e ka ekspertizën e duhur që do të vlente si bazë e mirë për një koncept-dokument të ministrive të linjës, që do të shërbente për draftligjin e Odës, Qeveria do ta mbështesë procedimin e shpejtë të tij në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat