Publikohen pamjet e sjelljes së trupit të pajetë nga incidenti në Brezovicë

Aktuale

Publikohen pamjet e sjelljes së trupit të pajetë nga incidenti në Brezovicë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Para pak çastesh janë publikuar pamjet e trupit të pajetë të zëvendësministrit Arian Daci.]

Media ka publikuar një video teksa shihet trupi i pajetë duke u transportuar nga ekipet e shpetimit në Brezovicë.

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Kështu kam informacione nga vendi i ngjarjes”, tha Morina.

Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat