Kush është Arian Daci, i vdekuri në Brezovicë, djali i Nexhatit, zv/ministri dhe maniaku i skijimit

Aktuale

Kush është Arian Daci, i vdekuri në Brezovicë, djali i Nexhatit, zv/ministri dhe maniaku i skijimit

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:34
Arian Daci

Sot u bë e ditur që në Brezovicë, shkaku i një orteku bore, vdiq i biri i kryeakademikut me emrin Nexhat Daci, Ariani.

Arian Daci ishte zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë Haradinaj që prej nëntorit të vitit 2017. Pak gjëra dihen për të, përveç që ishte maniak i skijimit dhe borës ku tragjikisht edhe e humbi jetën.

Nga deklarimi i pasurisë merret vesh se ai posedonte një veturë Audi A4 dhe një tjetër Opel Antara me vlerë të përgjithshme 14 mijë e 500 euro.

Image
Image

Ai posedonte bashkë me prindërit edhe një shtëpi në vlerë të 165 mijë eurove dhe një vilë në Brezovicë me vlerë 239 mijë euro – nga ku sipas Nexhat Dacit kishte dalur ideja e korrigjimit të kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat