Fatmir Limaj: Vdekja e Dacit ka tronditur të gjithë qytetarët

Aktuale

Fatmir Limaj: Vdekja e Dacit ka tronditur të gjithë qytetarët

Nga: N.H Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:48
Arian Daci

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Daci për vdekjen e djalit të tyre, Arian Dacit, i cili humbi jetën sot në Brezovicë.

Limaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vdekja e Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat