Veseli ngushëllon familjen Daci: Lajm tejet pikëllues vdekja e zv/ministrit

Aktuale

Veseli ngushëllon familjen Daci: Lajm tejet pikëllues vdekja e zv/ministrit

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:25
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen e Nexhat Dacit, për vdekjen e Arian Dacit.

Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se ky është lajm tejet pikëllues.

“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat