Ja postimi i fundit i Arian Dacit nga Brezovica, ku edhe humbi jetën

Aktuale

Ja postimi i fundit i Arian Dacit nga Brezovica, ku edhe humbi jetën

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:28
Arian Daci dhe Ramush Haradinaj

Zëvendësministri Arian Daci, djali i akademikut Nexhat Daci sot vdiq në mënyrë tragjike  teksa po skijonte në Brezovicë.

Ishte  një ortek bore që e zu përfundi dhe ia mori jetën.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit, gjë që e dëshmojnë edhe aktivitetet e tij të përjavshme në këtë atraksion turistik.

Ai para 5 orësh në Instragram kishte postuar një fotografi me dy miq të tij nga Brezovica.

Lajmin për vdekjen e tij   e ka konfirmuar edhe Policia e Ferizajt.

Media ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Prokurorisë së Ferizaj, Shukri Jasharin i cili nuk ka dashur të zbulojë indentitetin. Ai vetëm ka treguar se Prokurori i ngarkuar bashkë me hetuesit janë nisur për në vendin e ngjarjes, pas informacioneve se një person gjendet atje i vdekur.

‘’Unë e verifikoj që rasti ka ndodhur para 1 ore e gjysmë. Prokurori është nisur me hetuesit në vendin e ngjarjes. Policia na ka infirmuar se kufomën e kanë zbritur poshtë tek hotel Molika. Këto info  i kemi njëherë’’’, ka thënë Jashari.

Mësohet se bashkë me Arianin ishte edhe muzikanti Ardian Bakalli.

Sipas Federatës Skitare të Kosovës Bakalli është gjetur i gjallë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Image

Arian Daci ishte zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë Haradinaj që prej nëntorit të vitit 2017. jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat