Basha ngushëllon familjen Daci për vdekjen e Arianit

Aktuale

Basha ngushëllon familjen Daci për vdekjen e Arianit

Nga: A.M. Më: 26 janar 2019 Në ora: 18:00
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka marrë lajmin për vdekjen e zv.ministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Arian Daci, me hidhërim të thellë.

Ai përmes Twitter-it ka ngushëlluar ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, si dhe familjarët e tyre dhe Qeverinë Kosovës.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zvministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat