Haradinaj thotë se i duhet ende kohë për përgjigje SHBA-ve për taksën

Aktuale

Haradinaj thotë se i duhet ende kohë për përgjigje SHBA-ve për taksën

Më: 26 janar 2019 Në ora: 18:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk ndërrojnë qëndrim ndaj Serbisë dhe Rusisë derisa nuk ka njohje. I pyetur për reagimin e djeshëm të ambasadës amerikane, kreu i Qeverisë tha se nuk ka ende një përgjigje, për këtë kërkoi pak kohë.

“Bisedojmë në Qeveri se nuk kam përgatitë një përgjigje, nëse më lëni kohë në ditët që vijnë iu jap një përgjigje”.

“Kjo nuk i prish marrëdhëniet me Amerikën, kemi me bë çmos me i ruajtë, me Serbinë e me Rusinë nuk ndërrojmë qëndrim, pa na njohtë nuk e heqim taksën”.

Ndërsa për kërkesat e PSD-së për votim të buxhetit, kryeministri tha se do t’i zbatojnë ato, veçse nuk tregoi kur do të ndodh shkarkimi i ministrit të Bujqësisë. “Kemi bisedu me PSD-në, i kanë kërkesat legjitime dhe do t’i respektojmë këto kërkesa”.

“Ai është në dorëheqje. Pra shkarkimi formal mund të ndodhë në kohë të seancës ose para seancës por po është kërkesë legjitime dhe e kam respektu”.

Ambasada amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media kanë bërë përsëri thirrje që taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat