Vdekja e Dacit, Brezovica mbyllet për dy ditë

Aktuale

Vdekja e Dacit, Brezovica mbyllet për dy ditë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 19:09
Ilir Morina

Tanimë Mjekësia Ligjore e ka marr trupin e të ndjerit, Arian Daci nga një hotel në Brezovicë ku ndodhej deri tani, pasi vdiq si pasojë e një orteku.

Për gjendjen në Brezovicë ka folur drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina.

Ai ka thënë se për shkak të rastit të sotëm, Brezovica do të jetë e mbyllur për dy ditë, derisa të bëhen hetimet.

“Janë gjëra që ndodhin por nuk e kemi prit këtë ndodhi. Përveç që kemi fillua të futemi ngadalë, na kanë bërë me dije se duhet të ngutemi. Në kosultim me prokurorin, morëm vendim që qendra për dy ditë të mbyllet për shkak të situatës dhe masave të cilat mendojmë se duhet të merren në të ardhmen. Mbrëmë në fakt paralajmëruam se gjendja këtu është shumë  e vështirë për shkak të gjendjeve të mëdha dhe ka qenë e pamundur të pastrohen rrugët, pista e gjithë qendra”, ka thënë Morina.

Ai theksoi se paralajmëruan rrezik,  por se dashamirësit e sporteve ekstreme ndonëse i ditën rregullat, i shfrytëzuan pistat.

“Kanë qenë dy orteqe, por njëri prej tyre i ka zënë dy persona, e fatkeqësisht Daci ka mbet pa jetë. Agjencia ka kontraktuar një zyrtare ka dy javë për këtë çështje dhe e shohim se bashkë me grupin kanë arrit të shpëtojnë njërin dhe të gjejnë edhe kufomën pasi ishte vështirë. U mbulua një hektarë me borë, kemi bërë një incizim të gjitha ndërtesave se kush i menaxhon dhe të kujt janë. Do të hartojmë një raport për qeverinë dhe do tia dërgojmë, pasi ka shumë kërkesa për vizitimin e kësaj qendre, e sidomos nga Shqipëria. Të shtunën e të dielën ka mbipopullim dhe është vështirë të menaxhohet”, ka thënë tutje Morina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat