Haradinaj: Mitrovica dhe Trepça janë duke u furnizuar me energji elektrike

Aktuale

Haradinaj: Mitrovica dhe Trepça janë duke u furnizuar me energji elektrike

Më: 26 janar 2019 Në ora: 22:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se nga mbrëmja e sotme të gjithë qytetarët e Mitrovicës do të jenë të furnizuar me energji elektrike dhe prodhimi në Kombinatin Trepça do të vazhdojë sipas planit.

“Nga mbrëmja e sotme të gjithë qytetarët e Mitrovicës do të jenë të furnizuar me energji elektrike dhe prodhimi në Kombinatin Trepça do të vazhdojë sipas planit të ekspertëve të KOSTT-it.

Pas implementimit të planit me zgjidhje, kapaciteti i energjisë elektrike është 63MVA. Përgëzoj ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT-it dhe KEDS-it, për punën e palodhshme, në kushte të rënda, për ta kthyer gjendjen në normalitet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat