Thaçi pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington

Aktuale

Thaçi pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington

Më: 26 janar 2019 Në ora: 23:22
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë për në SHBA, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington.

Zyra e Presidentit të Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se Thaçi ka pranuar ftesën javë më parë për këtë ngjarje, e cila organizohet nga dy partitë në Kongresin Amerikan.

“Presidenti e ka pranuar ftesën për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit dhe do të udhëtojë për në SHBA”, ka konfirmuar Zyra e Presidentit.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat