Pjestari i njësisë së shpëtimit rrëfen se si e zbuluan trupin e Arian Dacit nënë dëborë

Aktuale

Pjestari i njësisë së shpëtimit rrëfen se si e zbuluan trupin e Arian Dacit nënë dëborë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 23:25
Rifat Bytyqi

Njëri nga pjestarët e njësisë së shpëtimit në Brezovicë Rifat Bytyqi ka rrëfyer momentin kur kishin marrë lajmin për ortekun në qendrën e skijimit.

“Ka qenë ora 2 e 10 diku kur e kemi marrë informacionin për një ortek jashtë shtegjeve të skijimit. Informacioni ka qenë që dikush është zënë nga orteku”, ka thënë Bytyqi

Ai ka shpjeguar se ekipet e shpëtimit kishin shkuar tek vendi i ngjarjes dhe me ron sonda kishin arritur ta lokalizonin trupin e viktimës. “Pasi e kemi lokalizuar me shpejtësi e kemi nxjerrë por në momentin kur e kemi nxjerrë ai ka qenë pa shenja jete” ka rrëfyer Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat