Kurti paralajmëron protestë nëse me marrëveshje preket territori

Aktuale

Kurti paralajmëron protestë nëse me marrëveshje preket territori

Më: 27 janar 2019 Në ora: 11:45
Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes

(E plotësuar) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin në pazaret me territor dhe nëse tentojnë të befasojnë ndonjë marrëveshje që prek territorin e Kosovës, do të ketë protestë shumë të madhe.

Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku në kuadër të organizimeve që ka bërë përmendi edhe protestën e 29 shtatorit, duke e quajtur protesta më e madhe e organizuar në historinë e tyre.

Ai tha se po përmend këtë protestë sot sepse presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin në pazaret me territor.

Kurti: Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin në pazaret me territor

"Presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin në pazaret me territor. Le ta dinë që nëse përpiqen të na vendosin para aktit apo faktit të kryer, me ndonjë marrëveshje që prek territorin e Kosovës, protesta jo vetëm që do të përsëritet por do të jetë edhe më e madhe, shumë më e madhe", ka thënë Kurti.

Kurti kritikuar partitë në pushtet për qeverisje jo të mirë, e po ashtu ka thënë se këto parti po e vjedhin ndërmarrjen publike Telekomi.

Image

***

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar protesta të mëdha, nëse do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje që prekë territorin e Kosovës.

“Presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin me pazaret me territor. Le ta dinë nëse vendosin të na sjellin para një akti apo fakti të kryer me një marrëveshje që prek territorin e Kosovës, protesta jo vetëm që do të përsëritet, por do të jetë edhe më e madhe, shumë më e madhe”, u shpreh Kurti.

Këto komente ai i bëri në në mbledhjen e 36-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tutje ka hedhur akuza ndaj krerëve qeveritarë, ku këta të fundit, sipas tij, po punojnë vetëm për të rehatuar vetën dhe militantët e partive të tyre.

Teksa ka folur për shumë probleme të cilat ballafaqohen qytetarët, ai ka përmendur edhe luksin që bëjnë krerët e institucioneve.

Në mesin e luksit ai tha se është blerë edhe një pjesë e opozitës, të cilën e quajti pseudo opozitare.

Sipas Kurtit, Qeveria ka rritur rrogat vetes dhe nuk po merret me problemet që kanë punonjësit e administratës publike, mësimdhënësit dhe mjektët.

***

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kritikuar partitë në pushtet për qeverisje jo të mirë, e po ashtu ka thënë se këto parti po e vjedhin ndërmarrjen publike Telekomi.

Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku tha se problemet e qytetarëve si bora, të ftohtit e ndërprerjet e rrymës, po vinë si pasojë e keqqeverisjes.

Kurti: Këto probleme po vinë nga ideologjia e privatizimit

"E di që qeveria përton të merret me këso çështje se i duken të vogla, e di që mungesa e rrymës në komunat e tjera nuk del aq shpesh në media sa do të dilte ndërprerja e rrymës në Prishtinë, por megjithatë, të gjithë pjesët e Kosovës janë të barabarta dhe ne duhet të shqetësohemi për problemet e tilla të shkaktuara nga kjo qeverisje. Ka qenë pikërisht mendësia dhe ideologjia e privatizimit që i solli këto probleme për pjesë të mëdha të territorit dhe popullsisë mbetën pa rrymë, sepse kompania private që duhet të investojë në rrjetin e shpërndarjes, nuk po e bën këtë, por vetëm vjelë të ardhura e fitime që i çon jashtë vendit", ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se partitë në pushtet dhe bizneset private po e vjedhin ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës.

Kurti tha se qeveritarët po jetojnë në luks përmes privatizimeve, e në anën tjetër, sipas tij, gjendja ekonomike e qytetarëve po rëndohet.

Kurti: Futën punëtorë të panevojshëm për të siguruar vota

"Tash ata po përpiqen ta privatizojnë Telekomin e Kosovës, një ndërmarrje e cila vazhdimisht del me fitim po të mos ishte duke u vjedhur prej partive në pushtet e kontratave të dëmshme, sikurse ajo me Zmobile, e të cilat parti e kanë mbushur me punëtorë përtej nevojës Telekomin e Kosovës, vetëm për të siguruar vota nga qytetarët e për të rehatuar militantët e tyre", ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, Fondi i Kursimeve të Kosovës humbi 85 milionë euro vitin e kaluar. Edhe për këtë humbje ai fajësoi qeverinë, derisa shtoi se me ato fonde do të mund të dyfishoheshin pagat e mësimdhënësve e mjekëve.

Ai foli edhe për grevën të cilën e kanë nisur së fundmi mësimdhënësit dhe mjekët. Sipas Kurtit, grevat po vinë si pasojë e varfërisë në vend.

Kurti: Varfëria jonë është shndërruar në grevë

"Varfëria jonë po shndërrohet në greva, sepse as mësuesit, as mjekët e askush nuk mund të durojë që qeveria t'ia rritë rrogat vetes që nuk punon, por nuk ia rritë atyre që vërtetë punojnë...Kur qeverinë ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje, ne do të kujdesemi që pabarazia mes tyre dhe qeveritarëve të zvogëlohet shumë dhe që statusi social i mësuesve dhe i mjekëve të jetë shumë më i mirë se sa sot", ka premtuar Kurti.

Kurti po ashtu është shprehur optimist se së shpejti Vetëvendosje do të jetë partia e parë.

Në fund u zotua se me ardhjen e kësaj partie në pushtet, do të luftohen padrejtësitë, do të zvogëlohet pabarazia, do të zhvillohet ekonomia e prodhimit, si dhe do të përmirësohet shëndetësia e arsimi.

Përndryshe, kjo është mbledhja e parë e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes për vitin 2019.

***

Kryetari i Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se partitë në pushtet e kanë mbushur Telekomin e Kosovës me punëtorë pa nevojë, për të siguruar vota. Ndërsa, ka shtuar se si pasojë e privatizimit, po bën që pjesa më e madhe e territorit të mbetet ma rrymë.

Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku ka kritikuar qeverinë që sipas tij, po përton të merret me problemet e qytetarëve, siç janë bora, i ftohti e ndërprerjet e rrymës.

E problemet me rrymë, Kurti ka thënë se po vinë si pasojë e privatizimit të kompanive.

"Ka qenë pikërisht mendësia dhe ideologjia e privatizimit që i solli këto probleme kur pjesë të mëdha të territorit dhe popullsisë mbetën pa rrymë sepse kompania private që duhet të investojë në rrjetin e shpërndarjes nuk e bën këtë, por vetëm vjel të ardhura e fitime që i dërgon jashtë vendit", ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës humbi 85 milionë euro vitin e kaluar për shkak të keqqeverisjes.

"Për shkak të keqinvestimit i kemi humbur paratë me të cilat do të mund të ishin dyfishuar pagat e mësuesve dhe mjekëve. Pse ndodh kjo? Sigurisht për shkak të keqqeverisjes dhe drejtimit të gabuar politik", ka thënë Kurti.

Ai është zotuar se me ardhjen e VV-së në pushtet, mësuesit, mjekët e punëtorët e administratave publike do të kenë paga meritore.

Kurti ka akuzuar partitë në pushtet se po e vjedhin Telekomin e Kosovës.

"Tash ata po përpiqen ta privatizojnë Telekomin e Kosovës, një ndërmarrje e cila vazhdimisht del me fitim po të mos ishte duke u vjedhur prej partive në pushtet e kontratave të dëmshme sikurse ajo me Zmobile", ka thënë Kurti.

Kurti ka përsëritur se synim i Vetëvendosjes do të vazhdojë të jetë edhe eliminimi i pabarazisë në vend.

Përndryshe, kjo është mbledhja e parë e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes për këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat