Mustafa kujton heroin Bedri Bajramin: Ishe dhe do të mbetesh model

Aktuale

Mustafa kujton heroin Bedri Bajramin: Ishe dhe do të mbetesh model

Më: 27 janar 2019 Në ora: 12:13
Rrustem Mustafa me bashkeluftetaret

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit Bedri Bajrami, ka thënë se ai ishte dhe mbetet model, hero dhe ushtarak.

“Më 27 janar 2018 po bëhen 19 vite, nga koha kur sy më sy me armikun u shëndrrove në emër që do të jetojë gjatë.

E di se do të rritet çdo ditë emri i heroit të kombit Bedri Bajrami. Ishe dhe mbete model, hero me kulturë familjare, sportive dhe ushtarake, kulturë studentore dhe jetësore për të gjithë ne”, ka shkruar ai në Facebook.

Bedri Bajrami ishte komandat i njësisë speciale në ZOLL, dhe nga bashkëluftëtarët mbahet mend si një komandant që ka pas shumë suksese në gjithë regjionin e Llapit dhe më larg.

Përndryshe, në Majac të Podujevës është përmendorja e vendosur përmendorja e dëshmorit Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat