Morina: Rasti me të moshuarin ishte i montuar, personi që e bëri incizimin do të përballet me ligjin

Aktuale

Morina: Rasti me të moshuarin ishte i montuar, personi që e bëri incizimin do të përballet me ligjin

Nga: K.M Më: 27 janar 2019 Në ora: 13:59
Video incizim ku shihej një i moshuar ndërsa rënkonte nga dhimbjet në korridoret e emergjencës

Ditë më parë, u bë “viral” një video incizim ku shihej një i moshuar ndërsa rënkonte nga dhimbjet në korridoret e emergjencës. Me këtë rast u kritikuan shumë mjekët dhe u akuzuan se për shkak të grevës po i lënë keq pacientët.

Lidhur me këtë rast, për gazetën “Bota sot”, ka folur kirurgu, dr. Arber Morina, i cili personalisht ka trajtuar rastin e të moshuarit.

Ai për gazetën “Bota Sot” ka thënë se, rasti i atij të moshuarit, që bëri bujë në rrjetet sociale, ka qenë 100% i montuar.

Image
Dr. Arber Morina

“Çka mund t`iu them është ajo se, ata që e kanë planifikuar ta montojnë atë rast, kanë qenë të pa shkollë, të pa ditur dhe amatera.  Mënyra qysh e kanë bë, ka qenë në nivelin më të ulët të mundshëm. Ne jemi përgatitur për të gjitha skenat e mundshme që mund të na montohen. Ai plak është marrë në Mitrovicë, është sjellë enkas në klinikën tonë, nuk ka pasur asgjë emergjente, e kemi trajtu, unë personalisht e kam trajtu, ka qenë e orkestruar kundër meje, personi që e ka bërë atë incizim ka me u përballë me ligjin. Emergjenca asnjëherë nuk ka qenë në grevë, aty e ka bërë gabimin ai qytetarë i pa ndërgjegjshëm, sepse nuk e ka ditur se si shkojnë punët në shëndetësi, ai me atë video e ka shpallë në grevë edhe emergjencën, çka nuk ka ndodhë në asnjë moment”, ka deklaruar dr. Arbër Morina për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat