Del VIDEO, tentoi të kalojë me motor mbi Liqenin e Batllavës

Aktuale

Del VIDEO, tentoi të kalojë me motor mbi Liqenin e Batllavës

Më: 27 janar 2019 Në ora: 19:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Tentoi të kalojë me motor mbi Liqenin e Batllavës, nuk e mban akulli.

Temperaturat e ulëta që kanë mbizotëruar në vend, kanë bërë që të ngrijë edhe Liqeni i Batllavës.

Para pak minutash një person ka tentuar që me motor të kalojë sipër akullit, por që i njëjti është thyer duke e lëshuar atë. Sipas dëshmitarëve thuhet se nuk ka të lënduar, derisa motori është tërhequr nga uji me ndihmën edhe të banorëve të tjerë.

Ndërkaq, për t’i shijuar nga afër bukuritë që ofron ky vend, shumë qytetarë ecin mbi këtë akull. Madje, të dielën që lamë pas, klubi i zhytjes ”Prishtina” pati organizuar një aktivitet në këtë liqen ku disa persona janë zhytur në nën akull, në ujin e ftohtë të Liqenit të Batllavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat