Milaim Zeka paralajmëron: Muaji qershor mundet të jetë muaji i fundit që dikush merr pagë nga shteti

Aktuale

Milaim Zeka paralajmëron: Muaji qershor mundet të jetë muaji i fundit që dikush merr pagë nga shteti

Nga: D.RR Më: 27 janar 2019 Në ora: 19:36
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka ka reaguar ndaj presidentit Thaçi dhe këshilltarit të kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, pasi të dy i reaguan njëri tjetrit me ironi lidhur me taksën ndaj Serbisë.

Zeka ndër tjera ka paralajmëruar se shteti po shkon drejtë një bankrotimi dhe se muaji qershor mund të jetë muaji i fundit që dikush merr pagë në Kosovë.

Deputeti në fjalë thotë se duhet marrë shumë parasysh serioziteti i Amerikës karshi taksës.

Presidenti metereolog dhe keshilltari poet

Per Thaçin dhe Halil Matoshin

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi, sot, ne nje prononcim ne fb e tij, jo si poezi, por si metafore, tha: “Bora po shkrihet, ishalla nuk bahet skëllote”!
Si lojtari me i mire ne lojen guxhave politike te Kosoves, presidenti o e ka pase te puna e takses ndaj Serbise (per te cilen nuk merzitet) dhe qendrimin e Amerikes, ose te Komisioni per Administrate Publike, i cili eshte duke shqyrtuar Ligjin per Paga. Ne te dy rastet mundemi me ba skellote.

Nese nuk e kuptojme efektin e takses dhe seriozitetin e diplomacise amerikane per t’i çuar proceset perpara, do te bejme gabimin me te madh politik dhe diplomatik. Amerikanet jane spozorizuesit kryesor te lirise, pamvaresise dhe ushtrise te Kosoves. Mbi bazen e kesaj, ata nuk e tolerojne mosdegjueshmerine ne politike, dhe hajgaret me planet e tyre strategjike ne Ballkan.

Nga ana tjeter, Ligji per Paga, mundet me bankrotu shtetin e Kosoves. Muaji qershor mundet me qene muaji i fundit qe dikush merr paga nga shteti.

Prandaj i them mikut tim Halil Matoshit, se sikur te mos ishte keshilltar politik i Kryeministrit, ndoshta edhe mund te ironizonte presidentin me poezi, por ne rastin konkret hiç nuk i shkon.

Sa per ipoziten qe kemi, edhe LDK eshte duke bere harakiri politik, duke kundershtuar qendrimet e amerikaneve, vetem per inati te Presidentit Thaçi. Ata ma se miri u eshte dasht me e dit se Amerika, edhe kur gabon, nuk gabon.

Proceset politike qe na presin kerkojne nga ne zgjuaresi dhe koordinim me Washingtonin dhe Brukselin, te tjerat mbeten ne kontestin e diskurseve populiste qe ngrejne veç pluhun a asgja me shume.

Top of Form

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat