Veseli: Në PDK po zhvillohet një proces zgjedhor i mrekullueshëm

Aktuale

Veseli: Në PDK po zhvillohet një proces zgjedhor i mrekullueshëm

Më: 27 janar 2019 Në ora: 19:43
Kadri Veseli

Kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka vlerësuar se në këtë parti po zhvillohet një proces zgjedhor i mrekullueshëm.

Veseli ka reaguar pas mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë dege në Shtime dhe Novobërdë.

“Një proces zgjedhor i mrekullueshem është duke u zhvilluar në PDK. Deri më tani, në 390 nga 1200 nëndegë janë mbajtur zgjedhjet, në një frymë shembullore demokratike, transparente dhe të hapur për përfshirjen e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për vendin dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Në 8 degë, nga 39 që i ka PDK, tani janë zgjedhur kryetarët e rinj, të cilët i uroj për përgjegjësinë e re që kanë marrë. Edhe sot kishim një proces shembullor demokratik në degën e PDK-së në Shtime, e në të cilin u zgjodh kryetar dege Rrahman Jakupi. Në mënyre të veçantë dua t’i falënderoj kryetarët e deritanishëm Fehmi Mujotën e Naim Ismajlin, si dhe deputetin Fatmir Xhelili, të cilët me një gjest të lartë qytetarie hoqën dorë nga kandidimi, për t’u dhënë hapësirë dhe shans gjeneratave të reja, energjisë dhe vizionit të tyre për komunën dhe shtetin. Kjo është Partia Demokratike e Kosovës, një gërs hetim gjeneratash dhe bashkim vlerash, për Kosovën, për fuqizimin politik dhe zhvillimin ekonomik të saj. Kjo është Dekada e Re. Dekada e Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat