Gruaja nga Kosova me fëmijë të sëmurë kërkon rrugë për të ikur nga Siria, ku burri iu vra si luftëtar i ISIS-it

Aktuale

Gruaja nga Kosova me fëmijë të sëmurë kërkon rrugë për të ikur nga Siria, ku burri iu vra si luftëtar i ISIS-it

Më: 27 janar 2019 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Një grua me dy fëmijë të cilës iu vra bashkëshorti si luftëtar i ISIS’it ka mbetur e ngujuar në një kamp të refugjatëve ne Siri i cili kontrollohet nga kurdët. Ajo ka thënë se po mundohet të largohet nëpërmjet Kryqit të Kuq për shkak se njërën vajzë e ka të sëmurë rëndë. Për këtë rast janë në dijeni autoritetet e Kosovës.

Në një kamp në Siri jeton edhe M.A. me dy bijat e saj. Ajo po qëndron e ngujuar që dy vjet pasi u kap nga kurdët derisa po mundohej të largohej nga ISIS pasi që iu vra bashkëshorti.

Image

Katër vjet më parë M.A. shkoi me të në këtë shtet aziatik për të luftuar për krijimin e Shtetit Islamik ndërkohë i lindën edhe dy fëmijët.

Media ka kontaktuar me zonjën e cila po mundohet të largohet nga duart e kurdëve.

Image

Megjithatë M.A. që nuk deshi të publikojë emrin e plotë tregoi një hall të madh që ajo e ka.

Nga qëndrimi në kampe vajza e saj e vogël u sëmur dhe është në gjendje kritike.

Image

Televizioni për rastin në fjalë ka kontaktuar me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të cilët ani pse nuk pranuan të flasin për raste të veçanta për shkak të ndjeshmërisë thanë që janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën e tyre.

Image

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës është në dijeni për rastin e M.A. dhe po merren me të por nuk dhanë më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat