Shpërthejnë ‘dissat’, Thaçi VS stafi i Haradinajt - Bota Sot
Shpërthejnë ‘dissat’, Thaçi VS stafi i Haradinajt

Aktuale

Shpërthejnë ‘dissat’, Thaçi VS stafi i Haradinajt

Më: 27 janar 2019 Në ora: 21:26
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Një deklaratë e Vuciqit nxiti një përplasje në Facebook në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj. Komentet vazhduan gjatë gjithë ditës dhe nisën t’i ngjanin ‘dissave’ të reperëve.

E nisi rreth mesditës, Avni Arifi, shefi i stafit të kryeministrit i cili shkroi se “nëntë vitet e dialogut kanë shkuar vetëm në shërbim të interesave të Serbisë”.

Si argument për këtë e përdori deklaratën e presidentit  serb Aleksandar Vuçiq.

Image

Pak orë më vonë në profilin e presidentit Hashim Thaçi u postuan dy fjali por të pazakonta për shefin e shtetit.

Image

Presidenti aludonte në deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili kur u pyet javën e kaluar rreth taksës ndaj produkteve serbe tha se bora ‘do të shkrihet një ditë’.

‘Dissin’ e radhës për presidentin Hashim Thaçi e postoi Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj.

Image

Ai shkroi vargje të Ndre Mjedjës.

Nuk vonoi shumë përgjigja e presidentit Thaçi. Mirëpo, tani kishte tone tjera nga postimi i parë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...