Bajrami: Të martën ose të fillojë mësimi ose Qeveria të dorëhiqet

Aktuale

Bajrami: Të martën ose të fillojë mësimi ose Qeveria të dorëhiqet

Më: 27 janar 2019 Në ora: 23:14
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se deri ditën e martë, ose duhet të fillojë mësimi, ose Qeveria e Ramush Haradinajt duhet të japë dorëheqje.

Reagimi i Bajramit vjen pasi nesër greva në arsim hyn në javën e tretë, për më tepër SBASHK-u përmes një njoftimi dërguar orët e vona të së dielës ka përsëritur se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Gjeni pa ndërhyrje reagimin e Bajramit:

Kryeminister,

Neser arsimi po hyn ne javen e trete te greves, ju se bashku me zavendesat, 22 ministrat dhe 80 zavendesministrat duheni urgjent me u taku me SBASHK-un. Ky takim duhet me zgjate derisa te arrini marreveshjen per fillim te mesimit.

Te Marten duhet me fillu mesimi ose Qeveria duhet me dhane doreheqje, pasiqe as detyrat e shtepise s'po arrini me i kry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat