Avokati Spartak Ngjela: Taksa është mbrojtje ndaj interesit shqiptar dhe amerikan, Serbia falimenton

Aktuale

Avokati Spartak Ngjela: Taksa është mbrojtje ndaj interesit shqiptar dhe amerikan, Serbia falimenton

Nga: N.Sh Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:16
Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duhet me respektu historinë ne funksion të dinjitetit shqiptar.

Ngjela thotë se, taksa e vendosur për produktet serbe është zgjidhje për lartësimin shqiptar dhe hakmarrje kundër një pushtuesi kriminal siç është Serbia.

“Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës duhet të respektojë historinë në funksion të dinjitetit shqiptar.

Taksa vendosur Serbisë është zgjidhje për lartësimin shqiptar, dhe hakmarrje kundër një pushtuesi kriminal siç është Serbia.

Askush nuk ka të drejtë që të ndalojë shqiptarët për të vijuar luftën në rivendosje të dinjitetit të tyre të nëpërkëmbur nga Fuqitë e Mëdha në shekullin që kaloi, dhe kundër krimeve që serbët kanë bërë kundër shqiptarëve si pushtues territoresh”, shkruan avokati në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai shton se, mos heqja e taksës ndaj Serbisë është mbrojtje e interesit shqiptar dhe amerikan

“Qëndresa e Ramush Haradinajt për të mos hequr taksën 100 përqind kundrejt mallrave serbe që hyjnë në Kosovë, është në mbrojtje edhe të interesit shqiptar edhe të interesit amerikan. Me taksën e vendosur kundër mallrave serbe arrihen dy objektiva: falimenton Serbia ekonomikisht, dhe lulëzon prodhimi në Kosovë, madje edhe në Shqipëri.

Pse kanë europianët kaq shumë merak për falimentimin e një shteti që ka bërë vetëm krime kundër shqiptarëve!!!

Kryeministri shqiptar i Kosovës duhet të tregojë për herë të parë në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, se shqiptarët sot janë futur në historinë e tyre mijëravjeçare për t'u treguar vendin historik të ardhurve që kanë 400 vjet që fallsifikojnë historinë e Arbërisë”, përfundon avokati Spartak Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat