Haradinaj: Sistemi ynë i sigurisë së udhëtarëve duhet të forcohet

Aktuale

Haradinaj: Sistemi ynë i sigurisë së udhëtarëve duhet të forcohet

Më: 28 janar 2019 Në ora: 13:16
Ramush Haradinaj

Në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve, është theksuar nevoja që në Kosovë sistemi i sigurisë së udhëtarëve të forcohet.

Në këtë hapje ka marr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se qëllimi i kësaj punëtorie është që të mbështesë institucionet në zbatim, në mënyrë që udhëzuesi i detajuar të avancojë.

Po ashtu, kreu i Qeverisë ka thënë se sistemi i sigurisë së udhëtarëve në Kosovë është në proces të formimit dhe se duhet të kujdesen që ky forcim të ndodh.

Haradinaj: Sistemi jonë i sigurisë është në proces të forcimit

"Sistemi jonë i sigurisë është në proces të forcimi dhe ne duhet të kujdesemi që ky forcim pra të forcohet, të ndodh sa më shpejt duke përmirësuar performancën e secilit institucion një nga një. Dhe duke përmirësuar sistemet tona të mbikëqyrjes edhe në pikat hyrëse kufitare. Pasi që të kemi përmirësim siguria merr kuptimin e plotë dhe siguron rezultate zinxhirore, ku secila hallkë duhet të tregojë rezultate për qëllimin tonë të përbashkët. Ky efekt zinxhiror i funksionimit përfshinë pra Policinë, doganat, inteligjencën dhe institucionet tjera për sundimin e ligjit. Policia e Kosovës gëzon besim të lartë nga qytetarët tanë, është një institucion kredibil nga ku edhe fillon e tërë përpjekja jonë për ta luftuar krimin", tha ai.

Haradinaj tha se në kërcënimet e fundit globale, Kosova nuk është imune dhe se siguria e saj varet nga institucionet e zbatimit të ligjit.

Haradinaj: Me kërcënimet e fundit globale Kosova nuk është imune

"Doganat gjithashtu kanë rol kyç, sidomos në pikat e ndjeshme ku mund të kërcënohet siguria. Bashkëpunimi në pika kufitare është i domosdoshëm. Agjencia Kosovare për Inteligjence është forca bashkuese e agjencioneve për zbatim të ligjit, informatat janë më të rëndësishme. Me kërcënimet e fundit globale Kosova nuk është imune, siguria jonë varet nga institucionet e zbatimit të ligjit. Metodat e fundit të grupeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit janë edhe më të sofistikuara, andaj duhet ta përmirësojmë qasjen, sistemin dhe bashkëpunimin", tha kryeministrin.

Ai dha garanci se do të mbeten të fokusuar në sigurinë e udhëtarëve dhe në të dhënat e avancuara në të dhënat e udhëtarëve.

Ndërkaq, ambasadori i OSBE-së, në Kosovë, Jan Braathu, tha se ky sistem është informacion biografik që pasagjeri i jep aviokompanisë kur ai bën check-in për një fluturim. Sipas tij, kur të ketë sistem API në vend këto të dhëna dërgohen tek autoritetet qeveritare paraprakisht në mënyrë që pasagjerët të mund të kontrollohen para se të hyjnë në kufi.

Braathu: Krijimi i një sistemi kombëtar të informatave të pasagjerëve është i detyrueshëm

“Sistemi i informatave paraprake të pasagjerëve është mjet kyç të cilin mund ta përdorin për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Por, çka do të thotë të kemi sistemin  API, për ta thënë thjeshtë ky sistem informatik është informatë biografik që pasagjeri i jep aviokompanisë kur ai të bënë check-in për një fluturim. Kur të ketë sistem API në vend këto të dhëna dërgohen tek autoritetet qeveritare paraprakisht, në mënyrë që pasagjerët mund të kontrollohen para se të shkojnë tek kufiri. Krijimi i një sistemi kombëtar të informatave të pasagjerëve është i detyrueshëm. Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil e ka bërë standard dhe Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka obliguar të gjitha shtetet që të kenë një sistem të tillë. Përveç kësaj, Bashkimi Evropian mandaton shtetet anëtare dhe bën thirrje shteteve aspiruese që të mbledhin të dhënat e pasagjerëve në përputhje me direktivën për informatat paraprake të pasagjerëve”, tha ai.

Takime për këtë temë do të ketë edhe të martën dhe të mërkurën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat