Deputeti i LDK-së zbulon arsyet, ja kush është fajtori për grevat në vend

Aktuale

Deputeti i LDK-së zbulon arsyet, ja kush është fajtori për grevat në vend

Nga: N.H Më: 28 janar 2019 Në ora: 21:05
Ish-ministri Rrahmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, akuzon Qeverinë e Kosovës se është fajtore që për krizën në të cilën është duke kaluar vendi.

Deputeti i LDK-së përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se vendimet e qeverisë për rritjen e pagave për vete, shpërndarja e parave sipas tekeve dhe qefeve personale, shantazhimet brenda koalicionit dhe vendimet e guximshme, janë shkaqet e reagimit dhe krizës së thellë që po shkaktohet nga grevat.

Ja postimi i tij:

Përpara se të ju bëhet thirrje deputetëve opozitar për ti votuar ligjet që po kontestohen nga pothuajse të gjithë, deputetëve të partive që po qeverisin me vendin u bien hise të angazhohen bashkë me shefat e tyre të gjejnë zgjidhje dhe të kthehet normaliteti në vend.

Vendimet e qeverisë për rritjen e pagave për veti, shpërndarja e parave sipas tekeve dhe qefeve përsonale, shantazhimet brenda koalicionit dhe vendimet e guximshme, janë shkaqet e reagimit dhe krizës së thellë që po shkaktohet nga grevat.

Qeveria duhet të mos shkoj deri në pikën ku nuk ka kthim. Duhet të reflektoj. Ka ende zgjidhje. 
Pse të mos mendohet edhe tërheqja e pakos së ligjeve për tre katër muaj?! 

Edhe ashtu vet qeveria e ka propozuar përmes përfaqësuesve të saj shtyrjen e hyrjes në fuqi të

Ligjit për Paga nga gjashtë në nēnt muaj.

Të punēsuarit nē sektorin privat po durojnë!

Të tjerët e kanë zgjidhjen, emigrimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat