Kush është njeriu më i votuar në Kosovë? Ja përgjigja befasuese e Haradinajt

Aktuale

Kush është njeriu më i votuar në Kosovë? Ja përgjigja befasuese e Haradinajt

Më: 28 janar 2019 Në ora: 22:25
Presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë intervistës për gazetarin Çim Peka në emisionin ‘FAKT’ ka folur edhe për faktin se kush është njeriu më i votuar sot për sot në Kosovë.

Sipas Haradinajt, që prej vdekjes së Presidenti Ibrahim Rugova nuk ka më një personalitet që të jetë i veçantë për qytetarët e Kosovës.

‘LDK-ja dhe presidenti Rugova kanë pasur një besim në mbi gjysmën e popullit për një kohë të gjatë.

Tani është tjetër kohë. Kush punon për vendin mund të marrë besimin nga populli.

Që prej vdekjes së Presidenti Rugova nuk ka asnjë person që mund të ketë ekskluzivitetin përballë elektoratit’, është shprehur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat