Ramush Haradinaj vjen me një përgjigje për Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Aktuale

Ramush Haradinaj vjen me një përgjigje për Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Më: 29 janar 2019 Në ora: 00:11
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk ka përjashtuar faktin se brenda javës Qeveria që ai drejton mund të bjerë.

Kjo sipas tij mund të ndodhë pas veprimeve që mund të pasojnë për shkak të presionit që po i bëhet për taksën.

”Është e para intervistë këtu, por nuk e di nëse është e fundit apo jo si shef i Qeverisë”.

”Nuk e di kush me rrëzon e kush më çon në politikë”.

”Kemi mospajtim nga Amerika. Përkrahja ndërkombëtare dhe garanca ndërkombëtare nuk kanë mundur ta mbrojnë Kosovën nga agresiviteti i Serbisë”.

I pyetur nga Syri, se partnerët e koalicionit me AAK-në, mund të zgjedhin aleatin e tyre ndërkombëtarë dhe nga e mërkura në të premte mendohet tërheqja për shkak të presionit Haradinaj pati përgjigjie:

”Është e drejtë legjitime e aleatëve të mi me vendos ashtu. Zgjedhjet janë të shëndetshme është pjesë e demokracisë. Është e vërtetë se ka rritje të aleancës, por sikur të ishte humbje e votës, kur është interesi i Kosovës jam i gatshëm”.

”Hashim Thaçin nuk e kam takuar drejtpërdrejt që nga darka e Behgjet Pacollit, ndërsa në takime më të gjera e kam takuar”.

”Nuk kam frikë nga zgjedhjet edhe sikur ato mund të ndodhin shumë shpejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat