Dita e 12-të e grevës në arsim

Aktuale

Dita e 12-të e grevës në arsim

Më: 29 janar 2019 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

SBASHK-u përmes një kumtese të dërguar dje ka bërë të ditur se sipas informatave të marra nga Këshillat Grevistë Komunal, rezulton se i tërë sistemi arsimor nga çerdhet deri te universitetet ishin në grevë.

“Këshilli Qendror Grevist ,e as udhëheqësia e SBASHK-ut, edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë institucion, e as udhëheqës të institucioneve në nivel lokal, e as në nivel qendror. Edhe njëherë, ju bëjmë apel institucioneve qendrore, në veçanti ministrit Bytyqi, që të jep kontributin e tij në Qeverinë e Kosovës,  për realizimin e kërkesave ose largimin e Ligjit të pagave, përndryshe grevës nuk i shihet fundi”, thuhej në kumtesë, përcjell KosovaPress.

Sot, në ditën e 12-të të grevës, kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj,  së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do t’i  vizitojë grevistët  në komunën e Ferizajt,  pikërisht ne ora 9:15 ne çerdhen “Ardhmëria Jonë”, në ora 9:45 SH.F “Gjon Serreqi” dhe në ora 10:20 SH.M “Dr Shaban Hashani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat