Letra e dytë e Ramush Haradinajt dërguar sot ndërkombëtarëve

Aktuale

Letra e dytë e Ramush Haradinajt dërguar sot ndërkombëtarëve

Nga: N.Sh Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:15
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot u ka dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, duke ua shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, thotë së dialogu Kosovë-Serbi nuk e ka statusin final të Kosovës.

Ai thotë se me anë të këtij sqarimi dërguar ndërkombëtarëve, synon që t’i jap fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.

Ja postimi i plotë:

Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.

Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.

RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat