Albulena Haxhiu, Limajt dhe Ahmetit: Kah jeni nisur allahile?! - Bota Sot
Albulena Haxhiu, Limajt dhe Ahmetit: Kah jeni nisur allahile?!

Aktuale

Albulena Haxhiu, Limajt dhe Ahmetit: Kah jeni nisur allahile?!

Nga: A.M. Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:50
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar shkuarjen e dy bashkëkryesuesve të Ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti në Bruksel.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Limaj dhe Ahmeti ia zbutën Thaçit “vetminë e madhe për negociata të reja për shkëmbime, tash po ia forcojnë pozitën duke shkuar në udhëtime pa sens”.

Postimi i plotë:

Limaj e Ahmeti kanë udhëtuar për në Bruksel për t'u takuar me asistentët e Komisioneres Mogherini.

Ata janë duke rrënuar edhe atë pak seriozitet shtetëror që i ka mbetur shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.

Ia zbutën Thaçit vetminë e madhe për negociata të reja për shkëmbime, tash po ia forcojnë pozitën duke shkuar në udhëtime pa sens.

Kah jeni nisur allahile?!         

Mijëra qytetarë ju kundërshtojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...