Vjen thirrja për Hardinajn që ta dërgojë PDK-në në opozitë

Aktuale

Vjen thirrja për Hardinajn që ta dërgojë PDK-në në opozitë

Nga: N.H Më: 29 janar 2019 Në ora: 20:32
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, duhet t’i kthehet opozitës, përcjell “Bota sot”.

Sipas Islamit, nuk ka rëndësi se kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, rëndësi ka sipas tij që PDK-ja duhet të shkojë në opozitë, nëse duam ta shpëtojmë vendin nga krimi.

Ja postimi i tij në Facebook:

Ramush qo PDK-në në opozitë!

Ramushi duhet me ju kthye opozitës, nuk ka rëndësi se kush mund të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, rëndësi ka që PDK duhet të shkoj në opozitë nëse duam ta shpëtojmë vendin nga krimi.

Ramushi mund ta qoj vendin në zgjedhje para se me qua Hashimi, Ramushi me taksën i ka kthye dinjitetin Kosovës, por ky duhet merret vesh me LDK-LVV dhe partitë më të vogla, ky do të ishte fillimi i ringjalljes së shtetit të Kosovës dhe gjithçka do të fillonte nga e para.

Ramush reflekto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat