Pantina: Presidentit i ulet paga në 2,390 euro, Kryeministrit e Kryetarit të Kuvendit në 2,151 euro

Aktuale

Pantina: Presidentit i ulet paga në 2,390 euro, Kryeministrit e Kryetarit të Kuvendit në 2,151 euro

Më: 29 janar 2019 Në ora: 21:05
Shqipe Pantina

Nënkryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Shqipe Pantina ka thënë se sot janë ndryshuar koeficientët e pagave për disa pozitave të ndryshme.

Pantina, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se koeficienti i pagës së presidentit është zvogëluar nga 12 (2,868 euro) në 10 (2,390 euro).

“Kemi shqyrtuar të gjithë koeficientet siç kanë ardhur nga Qeveria… Koeficienti i Presidentit është zvogëluar nga 12 në 10, ndërsa koeficienti i Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është bërë 9 (2,151 euro).

Deputetja e PSD-së ka thënë se një ngritje është bërë për deputetët dhe kryetarët e komunave.

“Një ngritje e kemi bërë edhe për kryetarët e komunave (koeficienti 8 – 1,912 euro ), pasi ata zgjidhen direkt nga qytetarët dhe kanë një përgjegjësi të madhe në drejtimin e komunave”, tha ajo.

Nënkryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Shqipe Pantina ka thënë se Kosova është shtet parlamentar dhe deputetët kanë përgjegjësi të madhe në bërjen e politikave.

“Koeficienti i deputetëve është bërë 8 (1,912 euro). Është bërë një vlerësim edhe në përputhje me Kushtetutën edhe me ligjet protokollare”, tha Pantina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat