Pallaska: Thaçi dhe Haradinaj të dëshpëruar, nuk kursejnë as aleatët

Aktuale

Pallaska: Thaçi dhe Haradinaj të dëshpëruar, nuk kursejnë as aleatët

Më: 29 janar 2019 Në ora: 22:19
Dastid Pallaska

Avokati e analisti politik Dastid Pallaska i quan të dëshpëruar liderët në vend, të cilët sipas tij për interesa të tyre të ngushta nuk kursejnë as aleatët.

Në një intervistë në emisionin “Pressing” me Leonard Kerqukin në T7, Pallaska thotë se presidenti Hashim Thaçi dhe i pari i qeverisë Ramush Haradinaj po e ruajnë me çdo kusht mbijetesën e tyre ne politikë.

‘Liderët janë të dëshpëruar, nuk kursejnë as pasurinë më të rëndësishme të këtij vendi, aleatët për t’i keqpërdorur për qërim hesapesh ditore’, tha Pallaska.

“Më së paku kemi të bëjmë me qasje që kanë të bëjnë me Kosovën. Thaçi e Haradinaj janë duke ruajtur me çdo kusht mbijetesën e tyre’, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat