Haxhiu: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Aktuale

Haxhiu: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Më: 29 janar 2019 Në ora: 23:55
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. E gjithë kjo, pasi sipas saj Qeveria e udhëhequr nga i pari i AAK’së ka marrë një sërë vendimesh të dëmshme për Kosovën.

“Konsiderojmë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Jo për shkak të taksës, por për shkak të një sërë vendimesh të mëdha të dëmshme që i ka marrë qeveria Haradinaj në raport me vendin”, tha Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në T7.

‘Haradinajt s’i bëhet vonë a falë territor. Ai ka dalë kundër shkëmbimit të territorit sepse dëshiron ta bosnjizon Kosovën me anë të Zajednicës’, theksoi ajo.

Ndërkohë, ajo mendon se qeveria i ka ditët e numëruara. Madje habitet me jetëgjatësinë e saj deri më tani.

“Prej momentit kur është krijuar kjo qeveri ne e kemi pasur të qartë se ditët e kësaj qeverie nuk janë të gjata. Është e qartë se nuk do të jetojë gjatë. Kushdo që bëhet me PDK’në kështu përfundon’, tha deputetja e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat