Haradinaj deputetes së LDK-së: S’po din me lexu, sdi kush ta ka shkru tekstin

Aktuale

Haradinaj deputetes së LDK-së: S’po din me lexu, sdi kush ta ka shkru tekstin

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:30
Kuvendi i Kosoves

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat rreth grevës në arsim dhe në fusha të tjera, si dhe për pagat e qeveritareve.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjuaku Rexhepi në fjalimin e saj ka thënë se për grevat nuk duhen fajësuar as mjekët e as mësimdhënësit por duhen fajësuar qeveritarët të cilët i kanë rritur pagat vetës.

Ajo ka thënë se Haradinaj duhet të i ulë pagën dhe ti rritet mësimdhënësve.

Pas saj fjalën e kishte deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Por kur iu dha fjala ai tha se po e tërheq fjalimin e tij për të mos ia prishur fjalimin deputetes së LDK-së.

Ai ka ironizuar duke thënë që ajo nuk dinte me lexu mirë fjalimin dhe se nuk e di kush ia ka shkruar asaj, shkruan GazetaBlic.

“Nuk po flas fare spo ja prishi Valentinës, edhe pse sdike me lexu mirë se sdi kush ja ka shkru, po spo flas hiq” është shprehur Haradinaj në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat