Dëgjojeni momentin kur Kadri Veseli thoshte “Veç le të qëndron Ramushi për taksën, se unë nuk lëvizi” - Bota Sot
Dëgjojeni momentin kur Kadri Veseli thoshte “Veç le të qëndron Ramushi për taksën, se unë nuk lëvizi”

Aktuale

Dëgjojeni momentin kur Kadri Veseli thoshte “Veç le të qëndron Ramushi për taksën, se unë nuk lëvizi”

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:34
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli është rreshtuar pas presidentin Hashim Thaçi dhe nuk i ka përballuar presionit të ndërkombëtarëve rreth taksës ndaj Serbisë. Veseli tani kërkon pezullimin e taksës dhe thotë se e lë në baltë këdo që i prish marrëdhëniet me Amerikën. Por, në dhjetor Veseli i kërkonte Haradinajt që në asnjë mënyrë të mos tërhiqet nga vendimi për vënien e taksës. Merrte edhe merita për rritjen e sanksioneve në 100 për qind ndaj Serbisë.

Pak më shumë se një muaj më parë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, thoshte se i ka dhënë përkrahje të plotë Ramush Haradinajt për vendosjen e taksës ndaj Serbisë. Ai këtë qëndrim të tij e kishte shpalosur në emision Pressing të televizionit të T7, duke thënë se taksa 100 për qind kishte qenë ide e tij.

 Tash kur është rritur presioni ndërkombëtar ndaj Haradinajt, Veseli ishte partneri i parë i tij që kaloi në anën tjetër. Edhe kryeparlamentari po i kërkon shefit të Qeverisë ta pezullojë taksën.

Mirëpo, Kadri Veseli në Pressing të T7, në dhjetor të vitit të kaluar tha se i ka kërkuar kryeministrit që të mos tërhiqet nga vendimi, kur Haradinaj i kishte kërkuar këshilla.

“Çështja nuk ka qenë se si të ngrihet taksa, por si të mos hiqet taksa. Kjo është ajo çfarë kam biseduar me kryeministrin, se si të jemi serioz që kur të ngrihet taksa, më të mos hiqet”, kishte thënë Veseli.

Taksën e vënë ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, Veseli thoshte se Haradinaj e ka vënë duke u konsultuar për cdo hap me të.

“Javëve të fundit, disa javë të fundit, kryeministri i Republikës disa herë ka kërkuar këshillë nga unë si partner i koalicionit për ngritjen e tarifës. Dhe, unë e kam mbështetur atë”, thoshte Veseli.

Ndërsa, shqëtësimi i vetëm i Veselit, që tash po kërkon pezullimin, ishte rreziku i rritjes së kontrabandës.

“Ajo çfarë kam kërkuar nga kryeministri është kjo: Të ketë një plan. Ai më ka siguruar ka një plan, nuk do të rriten çmimet dhe nuk do të rritet kontrabanda në Veri”.

Madje, kreu i PDK-së thoshte që ka qenë ide e tij që mallrat serbe të sanksionoheshin me tarifë të qindpërqindtë. Mirëpo, pas presionit nga Amerika, partnerët qeverisës më nuk po provojnë të marrin merita për këtë vendim.

“Është e vërtetë edhe kam kërkuar që taksa të jetë 100 për qind, për çka ai është pajtuar dhe e ka marrë vendimin atë ditë”, ishte shprehur kryeparlamentari.

Ndërsa, mbramë në RTV Dukagjini, kreu i PDK’së tha se e lë në lloç cdokënd që e dëmton partneritetin me SHBA’në.

“Unë e lë në lloç çdokënd, kur e dëmton vendin. Nuk ecën vendi përpara. Dëmtohen interesat strategjike të vendit. Dëmtohet partneriteti me SHBA-në. Unë mandatin ia jap vetëm popullit, nuk e fus në xhep”, ka deklaruar ai.

Derisa dy muaj më parë Veseli kishte deklaruar se ka kërkuar nga Haradinaj që të mos tërhiqet nga vendimi për taksën, tash kryeparlamentari thotë se i ka kërkuar kryeministrin që  të fokusohet në dicka tjetër.

“Ajo që unë kisha kërkuar më shumë nga Haradinaj, janë: të fokusohet më shumë në reformat ekonomike dhe të ketë më shumë kujdes raportet me SHBA-në dhe partnerët tjerë. Nuk është çështje shakaje partneriteti me SHBA-në”.

Kryeministri Haradinaj, pas zhvillimeve të fundit, ka thënë se ka mundësi që brenda javës të rrezohet nga pozita.

Megjithatë, ai as pas propozimin të  Veselit që taksa të pezullohet për 120 ditë, nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij, duke thënë se taksa hiqet vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën shtet.

Nga ana tjetër, Ambasada amerikane ka dalë të shtunën me një letër të hapur ku i ka kërkuar Haradinajt që menjëherë ta tërheq taksen ndaj Serbisë e Bosnjës, duke e paralajmëruar për pasoja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...