Topalli: Të rriten pagat minimale

Aktuale

Topalli: Të rriten pagat minimale

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:36
Faton Topalli

Deputeti nga Partia Socialdemokrate (PSD), Faton Topalli, ka folur për pagat e ulëta në vend, të cilat janë 130 euro dhe 170 euro.

Topalli në Kuvendin e Kosovës tha se mosorganizimi strukturor dhe mungesa e rregullave institucionale ka bërë që Qeveria të mos ketë ndonjë vendim për ngritjen e këtyre pagave.

“Në vitin 2013 është propozuar që paga minimale të jetë 220 euro, po asnjëherë nuk është bërë e ditur se a ka shkuar në Kuvend”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, Qeveria duhet që çdo vit të rishikoj dhe të vendos për pagat minimale.

“Pres nga Qeveria e Kosovës të sjell një vendim për pagat minimale që së paku të ketë koeficientit 239 euro, që është sipas Ligjit për Paga”, ka përfunduar Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat