Zeka: Deputetët po i hedhin zjarrin benzinë për vota

Aktuale

Zeka: Deputetët po i hedhin zjarrin benzinë për vota

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:42
Milaim Zeka

(E plotësuar) - Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, iu ka bërë thirrje mësimdhënëse që t’i kthehen mësimit, pasi sipas tij disa deputetë të Kuvendit të Kosovës po i hedhin zjarrit benzinë për vota.

Ai u shpreh se disa deputetë në mënyrë ‘absolute dhe lakuriq’ po e demonstrojnë interesin e tyre personal.

Ai iu shpreh se nuk i intereson se edhe sa do të vazhdoj punën kjo Qeveri, por i intereson se kjo Qeveri mos të shkojë me gënjeshtra.

Zeka: Deputetët po manipulojnë për vota

“Në kohën kur Kosova nuk ka qenë kurrë në krizë më të madhe për shkakun e të gjitha partive politike të Kosovës, për shkakun e të gjithë neve edhe si deputet të këtij vendi që nuk kemi aprovuar ligje, nuk e kemi përmbushur arsyetimin pse jemi deputet të parlamentit të Kosovës e mora fjalën duke iu bërë thirrje të gjithë mësuesve, të gjithë punëtorëve të arsimit që të kthehen në vendet e tyre të punës dhe të mos dëgjojnë deputet demagog që rrejnë publikisht, që manipulojnë publikisht, që i hedhin benzinë zjarrit të Kosovës vetëm për do vota të mjera dhe këtë e bëjnë ata deputet të cilët në jetën e tyre kurrë nuk kanë pasur dhe nuk kanë me pas perspektiv”, ka shtuar ai.

***

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve të sektorit të arsimit që të ndalin grevën.

Në fjalimin e tij në seancën e parë plenare të Kuvendit për këtë sesion ka thënë se deputetët në mënyrë absolute, lakuriq po e tregojnë interesin e tyre personal.

“Në kohën kur Kosova nuk ka qenë kurrë në krizë më të madhe për shkak të gjitha partive politike të vendit dhe deputeteve që nuk kanë aprovuar ligje, nuk kanë përmbush arsyetimin pse jemi deputet. Ju bëj thirrje të gjithë mësuesve, punëtorëve të arsimit që të kthehen në vendet e punës dhe mos të dëgjojnë deputetët demagogë që rrejnë publikisht, manipulojnë e i hedhin benzinë zjarrit të Kosovës vetëm për disa vota të mira”, ka theksuar Zeka.

Sipas tij, këtë e bëjnë disa deputetët që nuk kanë pasur kurrë perspektivë.

“Ne deputetët u morëm vesh për uljen e pagës së presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe ia kemi zbrit rrogat të gjithë deputetëve. Nuk më intereson a do të rri edhe një javë, muaj apo vit qeveria Haradinaj, po më intereson që edhe nëse shkon kjo qeveri, mos të shkoj me rrena. U jap besën që nëse një njeri ka vetëm dy gramë moral, do ta refuzonte sot pushtetin. Bëj prapë thirrje publike, në emër të fëmijëve që janë traumatizuar po bëni greva politike dhe pa arsye”, ka përfunduar Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat