Zeka: Greva politike, rrogat i keni në rritje

Aktuale

Zeka: Greva politike, rrogat i keni në rritje

Nga: Z.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:58
Milaim Zeka

Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, sot nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka folur për grevën e mësimdhënësve, ai ju ka bërë thirrje të kthehen në mësim ,përcjell Bota Sot.

“Në kohën kur Kosova nuk ka qenë në krizën më të madhe që si deputet nuk kemi aprovuar ligje, nuk e kemi përmbushur detyrën tonë, u bëra thirrje të gjithë mësimdhënësve të kthehen në vendet e tyre dhe të mos dëgjojnë deputet demagog që rrejnë. Në të gjitha partitë jemi marr vesh të zbritet paga e presidentit, kryeministrit, krtetarit, deputetëve. Janë rritur rrogat e shërbyesve civil. Mua nuk më intereson sa rrin qeveria Haradinaj, mua më intereson që të mos rrejn. Sot në situatën aktuale asnjë parti nuk do ta merrte pushtetin. Mësimdhënës jeni duke bërë greva politike, rrogat i keni me rritje”, është shprehur Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat