Haradinaj-Veselit: Nuk menduam për SHBA-të kur deshëm ta shfuqizojmë Specialen

Aktuale

Haradinaj-Veselit: Nuk menduam për SHBA-të kur deshëm ta shfuqizojmë Specialen

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:06
Ramush Haradinaj në Akademinë Përkujtimore në 22- vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu në Junik.

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, teksa ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se nga bashkësia ndërkombëtare u është kërkuar që ta japin një pjesë të veriut të vendit për ta marrë njohjen nga Serbia.

Përveç kësaj, Haradinaj ka thënë se u është kërkuar edhe krijimi i një Republike brenda Republikës.

Ndërkohë teksa ka folur për deklaratën e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, që taksa të hiqet për 120 ditë që të ruhet partneriteti me ShBA-të, Haradinaj ka thënë se ky partneritet nuk është menduar kur kanë dashur ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale.

Haradinaj: Ndërkombëtarët na thënë duhet të jepni diçka që t’iu njohë Serbia

"Ndërkombëtarët na kanë thënë e çka jepni ju me ju njoftë Serbia, vazhdimisht këtë pyetje na e kanë bë. Ne i kemi thënë po i kemi 20 mijë gra të dhunuara, i kemi 17 mijë njerëz të vrarë civilë, ende nuk janë kthyer, një ekonomi të shkatërruar e plotë të tjera, kam thënë ne e kishim ofruar një pajtim, nuk po themi me harrua po me u pajtua. Kanë thënë nuk mjafton, nuk mundeni me këtë me e marrë njohjen. Çdo herë kështu na kanë thënë në zyre edhe kur nuk kam qenë kryetar Qeverie edhe kur jam bërë. Atëherë kanë lyp çka duhet me jep ne dhe kanë lyp ta zëmë që ne me dhënë pak tokë në veri atje ku i kemi do miniera, do pasuri. Ndoshta sot nuk na hyjnë në punë po ndonjëherë ndoshta janë shumë jetike për ne. Kanë thënë jepne ju do tokë se ju njohin, ose mos e jepshit do tokë hajt jepne një Republikë brenda Republikës tuaj, një ‘Zajednicë’. Unë i ndodhur në kë to situata e kam pa që me marr njohjen pa dhënë diçka nuk po bojka edhe pse e kemi dhënë Ahtisarin, edhe ato të drejta që i kanë komunitetet. Për këtë arsye e mendojmë shumë se është shumë normal besoni, nuk është diçka që po e teprojmë na", tha ai.

Vendosja e taksës sipas Haradinajt është një e drejtë në të gjithë botën moderne.

Këtu ka përmendur që Amerika dhe Kina janë në një luftë tregtare.

Kreu i Qeverisë  u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë në vend që të jenë njëzëri se nëse Serbia do ta njohë shtetësinë e Kosovës, atëherë Kosova do ta heqë takën prej 100 përqind  ndaj mallrave të tyre.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, për heqjen e taksës për 120 ditë në mënyrë që të ruhet partneriteti me SHBA-të, Haradinaj tha se  nuk u  mendua për miqësinë amerikane kur u tentua shfuqizimi i Gjykatës Speciale në Kuvend.

Haradinaj: Nuk menduam Amerikën kur deshëm ta shfuqizojmë Gjykatën Speciale

"Nëse ne ja qelim derën për 120 ditë nuk kemi nevojë ma me e qitë, se ajo nuk e ka më vleftën e vet. Se ai mall që hyn për ato 120 ditë është këtu për 10 vjet, nuk mundemi 10 vjet ta mbajmë taksën se edhe ashtu 20 vjet na kanë shkuar pa i kry punët. Është mirë me kanë të sinqertë me miqtë tanë, me Amerikën, me ju tregu po na dhemb, pse po i bëjmë këto. Nuk e kemi prej lazdrimit, kur e kemi pas për veti se iu tutshim Gjykatës Speciale u munduam me e rrëzu ligjin, në Parlament. Edhe unë kam dashur me rrëzu dhe nuk na e nijke që thojke amerikani po na e ngulni thikë mbas shpine. Nuk na e nijke për miqësinë dhe të njëjtit njerëz kemi qenë, Hashimi, Kadria, Ramushi, të njejtë jemi kanë, pesë pare nuk i jepshim. Ata çdo ditë dilshin na bëjshin presion o ma mos e prekni ligjin se kundër nesh është, na hiç se e kishim për veti. Ne dojshim me rrëzu dhe veç nuk i bënëm votat se e kishim rrëzu, nuk jemi merzitë hiç për miqësinë që sot po dojmë me e rujt", tha ai.

Haradinaj ripoentcoi se nuk do të hiqet taksa pa njohje të Kosovës nga Serbia dhe se kanë kaluar 20 vjet dhe Kosova ka mbetur peng në këtë drejtim.

Haradinaj: Nuk ia jepim tregun Serbisë, pa e marrë njohjen

"Mani burra se të njëjtit njerëz kemi qenë, para një viti na ka pa populli çka kemi qenë në gjendje me bë kundër partneritetit për ta shpëtuar vetveten. A sot kur po dojmë me e nxjerr njohjen sot po themi ndryshe, nuk është kështu. Besomni e kemi vonuar vetën shumë 20 vjet. Është mirë Kosova me u bë bashkë, ne me u ul bashkë me thënë dëgjoni nuk e jepim tregun më Serbisë, unë nuk kam me ia jep tregun më Serbisë pa e marr njohjen. Le ta din i vendit, i jashtit kushdo. A e dini pse, se janë bë 20 vjet edhe sa vjet dojmë me mbet na vjerrë, pa e nxjerr të drejtën tonë, pa e nxjerr të drejtën e heronjve që i kujtojmë sot dhe pa ia krijuar një të ardhme të rinjve tanë siç i ka hije, tha ai.

Kryeministri potencoi kërkimi i të drejtave për vendin tonë, nuk do të thotë se po kundërshtohet SHBA-ja.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli që taksa ndaj Serbisë të hiqet për 120 ditë.

Haradinaj tha se sot po bëhet thirrje të ruhet partneriteti me SHBA-të, por nuk është menduar ky partneritet kur kanë dashur ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale. Ai ka shtuar se tentova për shfuqizimin e saj ka qenë për shkak se kanë pasur frikë për vete.

Ai tha se atëherë e kanë pasur për vete se kanë pasur frikë për vete.

"Nëse ne ja qelim derën për 120 ditë nuk kemi nevojë ma me e qitë, se ajo nuk e ka më vleftën e vet. Se ai mall që hyn për ato 120 ditë është këtu për 10 vjet. Është mirë me kanë të sinqertë me miqtë tanë, me Amerikën, me ju tregu po na dhemb, pse po i bëjmë këto. Nuk e kemi prej lazdrimit, kur e kemi pas për veti se iu tutshim Gjykatës Speciale u munduam me e rrëzu ligjin, në Parlament. Edhe unë kam dashur me rrezu dhe nuk na e nijke që thojke amerikani po na e ngulni thikë mbas shpine. Nuk na e nijke për miqësinë dhe të njëjtit njerëz kemi qenë, Hashimi, Kadria, Ramushi, të njëjtë jemi kanë, pesë pare nuk i jepshim. Ata çdo ditë dilshin na bëjshin presion o ma mos e prekni ligjin na hiç se e kishim për veti. Ne dojshim me rrezu dhe veç nuk i bënëm votat se e kishim rrëzu, nuk jemi mërzitë hiç për miqësinë që sot po dojmë me e rujt", tha ai.

Haradinaj ka folur edhe për përmbylljen e marrëveshjes Kosovë Serbi, ku sipas tij po përballen me presionin ndërkombëtar që në këmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia, Kosova të japë një pjesë të territorit në veri, ose të krijohet një Republikë brenda Kosovës.

Ndërsa kryeministri ka ftuar presidentin Hashim Thaçi e kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, kryetarët e partive opozitare Albin Kurtin e Isa Mustafën që të qëndrojnë njëzëri dhe të kushtëzojnë njohjen nga Serbinë përmes taksës.  

"Kërkohet me u përmbyllë marrëveshja Kosovë-Serbi dhe është mirë me u përmbyllë. Ne kemi kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare. Por, ndërkombëtarët na kanë thënë se cka jepni ju me ju njoftë Serbia, vazhdimisht na e kanë bërë këtë pyetje. Ne i kemi thënë se i kemi 20 mijë të dhunuara, persona të zhdukur. Atëherë kanë lyp që ne me dhënë veriun atje që i kemi disa miniera. Dhe kanë thënë jepne ju do tokë se ju njohin, ose nëse nuk jepni tokë jepni një republikë brenda Kosovës, një Zajednicë. Për këtë arsye e mendojmë si send normal se ju e keni pa Amerika dhe Kina tani janë në një luftë tregtare. Tash Anglia po ndahet nga BE. Unë po i luti kolegët e mi, edhe Kadrin, edhe Hashimin, Albinin, Isën, nëse na e jep njohjen Serbia po ia kthejmë tregun se ja kemi marrë tregun. Nëse ne duhet me e kthy këtë treg, unë po ta jep tregun ti ama njohjen. Nuk po besoj që po e teprojmë, mua po më vyn njohja shumë ama ta jap tregun", tha ai.

Kreu i qeverisë ka ripërseritur se nuk do ta heqë taksën pa njohjen. "Unë nuk kam me ia dhënë tregun Serbisë pa e marrë njohjen, le të dinë të gjithë. Kjo nuk është kundër Amerikës, ne e kemi armik Serbinë. Nuk japim Zajednicë, do të japim treg", tha ai.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në Akademinë Përkujtimore në 22- vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu në Junik.

Haradinaj: Kur deshëm ta rrëzonim Specialen nuk u interesonte raporti me SHBA-të

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sërish theksoi se taksa 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina do të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Haradinaj gjithashtu komentoi deklaratat lidhur me atë se si po ndikon kjo taksë në raportet e Kosovës me SHBA-të.

“Është  mirë me qenë të sinqertë me Amerikën dhe Evropën. Kur e kemi pasë për vete e ju tutshim Speciales jemi mundu me e rrëzu. S’na nijke që amerikanët thoshin po na ngulni thikë pas shpine. Kur e kemi tani me nxjerrë njohjen, po thonë jo se e prishim partneritetin me SHBA-të”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu tha se në këmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia është kërkuar diçka, dhe se ai është i gatshëm ta heqë taksen për njohje.

“Nuk ua jap tregun më Serbisë pa e marrë njohjen. Kjo nuk është kundër Amerikës, veç duhet t’ua shpjegojmë. Duam njohjen. Nuk japim tokë as nuk tolerojmë ‘Republika Srpska’ brenda Kosovës, por ua kthejmë tregun për njohje”.

Këto komente Kryeministri i bëri në akademinë përkujtimore në 22-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Ai vlerësoi lart veprimtarinë e tyre, dhe theksoi sakrificën që kishin bërë duke lënë armët e tyre për të tjerët.

“Ishin luftëtarë me përvojë, njerëz të vendosur me rrugëtu deri në ditën e lirisë së vendit të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat