Haxhiu: S’ka rritje pagash për të gjithë mësimdhënësit

Aktuale

Haxhiu: S’ka rritje pagash për të gjithë mësimdhënësit

Nga: Z.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:12
Teuta Haxhiu

Deputetja Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në hapjen e Kuvendit sot, ka folur në emër të grupit parlamentar të kësaj partie, ka thënë se injoranca që i ka bërë SBASHK-ut, qeveria Mustafa nuk barazohet me Qeverinë Haradinaj, përcjell Bota Sot.

Ajo tha se nuk mund të ketë rritje për të gjithë mësimdhënsit këtë e ka ka thënë edhe Ministri i Financave.

“Se ka rritje për të gjithë mësimdhënësit e ka thënë edhe Ministri i Financave. Qeveria Haradinaj ka rritur pagat për arsimin parauniversitar dhe të mesëm. 513.09 euro paga e arsimit parashkollor, shkolla fillore paga e një mësimdhënësi shkon mbi 530 euro. Me një rritje për 20 për qind ta nje qeverie që ka marr vetëm një vend dhe me një injorancë që qeveria Mustafa gjatë mandatit ua ka bërë vetëm 7 euro, pra injorimi i skajshëm që i ka bërë SBAShK-ut qeveria Mustafa nuk është e njëjtë. SBAShK-u e ka pasur derën e hapur në qeveri”, theksoi ajo.

Është java e tretë e grevës që mësimdhënësit po e kundërshtojnë koeficientin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat