Haradinaj pret në zyre pasdite Veselin, Limajn e Pacollin

Aktuale

Haradinaj pret në zyre pasdite Veselin, Limajn e Pacollin

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:52
Foto ilustruese

Zhvillimet e fundit në vend kanë bërë që partnerët e koalicionit qeverisës të mblidhen sot pasdite në një takim të mbyllur.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të pres sot në zyrën e tij liderët e koalicionit.

Sipas burimeve, takimi do të zhvillohet mes Haradinajt, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacollit.

Tema e takimit nuk dihet akoma, derisa kohëve të fundit, liderët kanë shprehur disa qëndrime të kundërta nga njëri-tjetri për zhvillimet aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat